Kuriozitete

Snowden nuk përdorë iPhone, arsyeja do t’ju habisë (Video)

Avokati i Edward Snowden – i cili ishte bërë i famshëm pas publikimit të sekreteve të CIA-së – thotë se klienti i tij asnjëherë nuk përdorë “iPhone” për shkak të sigurisë.

Anatoly Kucherena ka shpjeguar se Snowden është tejet i kujdesshëm me celularët e mençur për shkak se i din taktikat e vëzhgimit të CIA-së, transmeton Telegrafi.

“Edward asnjëherë nuk përdor ‘iPhone’, ai përdor vetëm celularë të thjeshtë. Celulari në fjalë ka një softuer të veçantë i cili e aktivizon veten pa pasur nevojë pronari të prekë ndonjë buton, si dhe i merr të gjitha informacionet e tij. Kjo është arsyeja kryesore se përse ai nuk e përdor këtë celular”, ka treguar Kucherena.

Vlen të ceket se Edward Snowden është duke jetuar në Moskë qysh nga koha kur kishte ikur nga SHBA-të pas publikimit të dokumenteve të brendshme të CIA-së.