ShowBiz

Sonte e përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, ja si ta votoni Jonida Maliqin

Jonida Maliqi sonte do ta këndojë këngën ‘Ktheju tokës’ në Eurovizion.

Në Tel Aviv të Izraelit sonte do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’, shkrua lajmi.net.

Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit.

Këngëtarja Jonida Maliqi sonte do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Ktheju tokës’. Ajo do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64 në Eurovizion, i cili mbahet në Izrael.

Sipas listës së publikuar nga vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, ajo do të jetë e 14 në radhë, ku nga 41 vende që do të konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet me 18 maj.

Më poshtë ua sjellim foton e plotë se si mund ta votoni Jonida Maliqin./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli