Arsim & Kulturë

Sonte jepet shfaqja nga Kroacia në “Prishtina International Theater Festival”

Nata e pestë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë “Prishtina International Theater Festival 2019” (PITF2019), do vazhdojë me shfaqjen nga Kroacia ’Voliš li me?’’ (‘’A më do?”) në Kolegjin AAB.

Në konferencën për media, aktorët e shfaqjes, Vesna Tominac Matačić dhe Žiga Čamernik, u shprehën se ndihen të emocionuar dhe të lumtur që gjenden në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, duke shpjeguar se shfaqja ‘’Voliš li me?’’ (‘’A më do?”), është e organizuar me improvizime nga aktorët gjatë tërë kohës.

Theksojmë se shfaqja me trupën nga Kroacia do jepet sonte në ora 19.30 në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB dhe pastaj të pranishmit mund të argëtohen në after party të organizuar nga Kolegji AAB./GazetaKNN/