ShowBiz

Sonte lansohet “Aviona” nga Cozman dhe Onat, artistët paralajmërojnë hip hop të mirë (Video)

Reperët e Babastars, Cozman dhe Onat, do të lansojnë sonte videoklipin e tyre të ri, “Aviona”.

Projekti i cili ka dy vite që ka nisur të punohet, në fakt vjen pas shumë spekulimeve dhe incidentit mes Cozmanit dhe Noizyt.

Pohimet për një “diss” u hodhën poshtë, por artistët kanë paralajmëruar një këngë ndryshe prej tyre, shkruan Telegrafi.

Onati dje në emisionin Reload të TV Dukagjinit tha se kënga është punuar tash e sa kohë dhe bëhet fjalë për një klip jashtëzakonisht të mirë.

Në anën tjetër Cozman në faqen e tij zyrtare në Facebook u ka bërë thirrje adhuruesve të tij që të bëhen gati dhe ai pati një mesazh për ata që e duan hip hopin.

“Besoj që ka me ju pëlqy, sidomos atyre që nuk kanë dëgjuar hip hop t’mirë që moti”, ka shkruar Cozman në faqen e tij zyrtare.

Projekti është punuar nga LiBeats në tekst të vet reperëve, kurse klipin e ka punuar Think Creative. Klipi vjen premireë në portalin Telegrafi në ora 19:00.