Sport

Sonte ndeshja Atletico – Real Madrid

Sonte (e mërkurë) zhvillohet takimi i dytë i gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve ndërmjet dy gjigantëve spanjoll.

Atletico Madridi pret në ‘Vicente Calderon’ rivalin lokal – Real Madridit, i cili siguroi fitore me rezultat të thellë në ndeshjen e parë në kuadër të këtij turne pas hat-trickut nga superylli Cristiano Ronaldo, shkruan portali arbresh.info.

Atletico, e cila shpreson në mrekulli, ka humbur katër ndeshjet e tyre evropiane kundër Madridit, përfshirë finalen e vitit 2014 dhe 2016.

Po ashtu, asnjë skuadër nuk është rikthyer nga disavantazhi prej dy golave në gjysmëfinale./arbresh.info

Formacionet e mundshme:

Atlético: Oblak; Juanfran, Godín, Savić, Filipe Luís; Koke, Gabi, Ñíguez, Carrasco; Griezmann, Gameiro.

Real Madrid: Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić; Isco, Benzema, Ronaldo.