Arsim & Kulturë

Sonte në “Prishtina International Theater Festival” jepet shfaqja “Nëna dhe Fëmija”

Sonte, në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2018), në teatrin ‘Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të jepet shfaqja “Nëna dhe fëmija”, nga Shqipëria, nën regjinë e Dino Mustafiq dhe në rolet kryesore Ema Andrea dhe Matia Llupa.

Në konferencën e sotme për media, aktorët u shprehën rreth përmbajtjes së shfaqjes që do të luhet sonte, ndërkaq sa i përket festivalit, pohuan se është festival mjaft serioz dhe që janë të lumtur të performojnë sonte në Teatrin ”Faruk Begolli”.

Kujtojmë se Festivali do të zgjasë 8 ditë, pra nga data 29 nëntor deri më 6 dhjetor si dhe ky festival synon të na afrojë me botën, të promovojë vlerat tona dhe mbi të gjitha t’i mundësojë publikut kosovar të njihet me rrjedhat bashkëkohore në lëminë e artit.

“Nëna dhe Fëmija” vjen në PITF 2018, në programin konkurrues të edicionit të dytë, sonte nga ora 19:00.