ShowBiz

Sonte në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës

Sonte do të dalin në shitje biletat për koncertin e nëntë gushtit të këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët përmes Facebookut, transmeton koha.net

“Biletat janë rrugës. Sot në mbrëmje biletat dalin në pikat kryesore, e prej nesër në mëngjes në të gjitha pikat e cekura më parë”, kanë shkruar organizatorët në Facebook.

Çmimi i biletave për koncertin e Dua Lipës që do të mbahet në Prishtinë janë 10 dhe 15 euro.