Sport

Sonte, tri ndeshje për Kosovën

Për herë të parë sonte luajnë përnjëherë tri grupmoshat e Kombëtares së Kosovës. Kjo për shkak se, Kombëtarja A si kundërshtar do ta ketë Burkina Fason, Kosova U19 si kundërshtar Sllovakinë U19 e deri te Kosova U21 që si kundërshtar do ta ketë Kampionin Botëror, Gjermaninë U21, shkruan IndeksOnline.

Kosova e Bernard Challandes do të luaj vetëm miqësore kundër Burkina Fasos, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 19:00, në Francë.

Kosova e grupmoshave U19 do të luaj një ndeshje të rëndësishme kundër Sllovakisë U19 edhe pse gjasat për kualifikim janë shuar me dy humbjet ndaj Portugalisë dhe Irlandës.

Takimi që do të merr shumë vëmendje në Kosovë, luhet në “Adem Jashari”, Mitrovicë, ku djelmoshat e Rafet Prekazit presin në shtëpi kampionin, Gjermaninë U21, ndeshje e rëndësishme për Grupin e 5’të në kualifikimet për Euro 2019.

Kosova U21 ka 10 pikë në pozitën e tretë, aq sa ka edhe Irlanda, kurse Gjermania U21 kundërshtari i sotshëm është në pozitën e parë me 15 pikë.

Ndeshja mes Kosovës U21 dhe Gjermanisë U21, zhvillohet sonte nga ora 18 e 45.

Ndeshja mes Kosovës U19 dhe Sllovakisë U19, zhvillohet sonte nga ora 18:00.

Dhe, ndeshja mes Kosovës A dhe Burkina Fasos, zhvillohet sonte nga ora 19:00./IndeksOnline/