Sony vjen me versionin e lirë të Xperia L1

Sony ka njoftuar telefonin e ri të lirë në Android, Xperia L1. Kjo pajisje vjen me ekran të madhësisë 5.5 inç dhe rezolucione LCD prej 1280×720 pikselë.Në brendësi, telefoni sjell procesorin MediaTek MT6737T, RAM memorien prej 2GB dhe hapësirën ruajtëse prej 16GB.
Në pjesën e pasme gjendet kamera me 13MP ndërsa kamera frontale vjen me 5MP. Sa i përket lidhjes, Xperia L1 ka mbështetje për SIM, 4G LTE, Wi-Fi 802.11, Bluetooth 4.2 dhe USB Type-C.Xperia L1 punon përmes Android 7.0 Nougat dhe baterisë me kapacitet prej 2620 mAh. Telefoni vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe rozë.