Aktuale

Sot betohet ministri Vasili

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili do të betohet sot para presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kuvendi i Shqipërisë dje miratoi me 76 vota pro, dekretin e presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e ministrit të ri të Drejtësisë.

Vasili zëvendësoi në këtë post Ylli Manjanin, i liruar nga detyra të hënën. Dekreti i shkarkimit të Manjani u miratua me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim./KosovaPress/