Aktuale

Sot hapet Tuneli i Mitrovicës

Tashmë është zyrtare, tuneli i Mitrovicës do të hapet sot. Kështu njofton Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate.

Përurimi i këtij tuneli do bëhet saktësisht 23 javë që nga koha kur është futur në fazë të renovimit.

“Të enjën (02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e MIT.

Kujtojmë se për vonesat që ishin bërë në hapjen e këtij tuneli javën e kaluar ishin organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie për zvarritjen e punimeve.

Ndryshe, për shkak të mosfunksionimit të këtij tuneli, qytetarët me automjetet e tyre shfrytëzojnë rrugën alternative për kyçjen në qytet, ndërsa brenda qytetit shpesh krijohen kolona.