Aktuale

Sot i jepet lamtumira e fundit regjisores Arzana Kraja

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur dje e vdekur në banesën e saj.

Familja Kraja ka dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se varrimi i saj do të bëhet sot te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:0.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.

Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.

Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa.

Kujtojmë se e ndjera është gjetur në  banesën e saj në Lagjen Emshir të Prishtinës, tek ndërtesat e njohura si të arabëve.

Menjëherë pas raportimit për këtë rast, një ekip i FaktePlus ka qëndruar në këtë lagje.

Ashtu siç kemi raportuar edhe është konfirmuar se e vdekura është Arzana Kraja , e cila është  e vajza e një akademiku të Kosovës, respektivisht kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.