Aktuale

Sot merret vendimi për Haradinajn

Sot në Gjykatën në Colmar të Francës, do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbrojta e Haradinajt përmes avokatit Arianit Koci, e ka quajtur kërkesën për ekstradim  të pabazuar, si dhe keqpërdorim të rëndë  të  së drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë.

Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.