Aktuale

Sot nis rinumërimi i 300 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 303 vendvotimeve, bazuar në rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, e cila ka evidentuar një gabim teknik që ka ndodhur me shtypjen e gabueshme te formularëve.

Këtë e kërkoi koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, për shkak të problemeve që kanë ndodhur si pasojë e një defekti me formularë.

Bëhet fjalë diku për 303 vendvotime në të cilat votat janë bartur në formularë të shtypur gabimisht dhe ka pasur mos përputhje mes votave të subjekteve dhe ato që kanë marrë deputetët.

Këto vendvotime nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të këtyre parregullsive, prandaj sot fillon rinumërimi i tyre.

“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’iu ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti”, ka thënë Ahmetaj./FaktePlus