Sport

Sot shorti

Më 10 dhjetor hidhet shorti për pesë Përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll.  

Shorti do të hidhet në Freising të Gjermanisë, derisa Kosovën do ta përfaqësojnë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova. Më 10 dhe 11 dhjetor gjithashtu do të organizohet edhe Punëtoria për organizatorët e Kampionateve Evropiane.  

Kosova në verën e ardhshme do të përfaqësohet me U20, U18 dhe U16 në konkurrencën e meshkujve dhe U20 dhe U16 në konkurrencën e femrave.  

Duhet theksuar se Bordi i FIBA Evropës ia ka besuar FBK-së organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C. 

Ky është Kampionati Evropian, i treti radhazi që FIBA ia beson FBK-së, ku së pari ia pati besuar FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C, dhe më pas FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat, dhe tani së fundi edhe U16, Divizioni C. 

FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C do të mbahet prej 12 deri më 19 Korrik 2020 në Prishtinë dhe do të marrin pjesë 11 shtete: Kosova, Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Malta, Moldavia, Skocia, Gjibraltari, San Marino dhe Uellsi. 

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020. 

Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020. 

Kosova U16 do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020. 

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B. 

Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. 

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në RamatGan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

the authorGazetaKNN