Aktuale

Sot varroset Bekim Lumi

Teatri Kombëtar i Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.

Lajmin e bëri të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa, i cili tha se është formuar një Këshill organizativ i cili ka vendosur që në orën 14:00, të jetë ceremonia e varrimit.

Bekim Lumi ka vdekur dje pas një lufte më shumë se dyvjeçare me një sëmundje të rëndë.