Tech

SpaceX lansoi satelitin në orbitë

Kompania amerikane SpaceX ka lansuar satelitin për komunikim në orbitë pas disa ditë të shtyrjes.

Raketa e SpaceX, “Falkon 9”, e cila bart satelitin “Ekostar” ka fluturuar nga Kejp Kanaveral në Floridë, ndërsa sateliti hyri në orbitë 35 minuta më vonë.

Lansimi fillimisht ishte planifikuar për të martën, por ai u shty për shkak të erëave të fuqishme në Florida.

Ky ishte lansimi i dytë i fluturakeve të SpaceX nga Kompleksi 39A i Qendrës kozmike Kenedi, pas lansimit të anijes për furnizim të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë në muajin shkurt.

Qendra para kësaj nuk ishte përdorur që nga përmbyllja e programit kozmik të NASA në vitin 2011, ndërsa nga aty për një Hënë kishin udhëtuar edhe Nil Armstrong dhe Baz Oldrin në kuadër të misionit Apolo në vitin 1969.