Sport

Spalletti dëshpëron tifozët e Interit, lamtumirë Perisic

Ivan Perisic është afër largimit nga “Giuseppe Meazza” dhe gjatë javë mund të zyrtarizohet te Manchester United.

Në mëngjes The Sun raportoi se Manchester United ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Ivan Perisic, që besohet t’i kushtojë “Djajve të Kuq” 45.7 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“Ju (gazetarët) tashmë i dini të gjitha, është e qartë si drita e diellit”, ka thënë Valverde.

Këto janë fjalët e teknikut, Luciano Spalleti, në aeroport pas kthimit nga Brunico, kur është pyetur mbi të ardhmen e Ivan Perisic.

Duket se gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe Perisic do t’i bashkohet Manchester Unitedit. /Gazeta Express/