Sport

Spalletti paralajmëron lojtarët: Vetëbesim, jo arrogancë

Luciano Spalletti i ka paralajmëruar lojtarët e Inter, se ekziston një dallim në mes të vetëbesimit dhe arrogancës.

Interi ka fituar tre nga tre ndeshjet e luajtura në Serie A këtë edicion, dhe të shtunën luajnë kundër Crotone, si mysafir, shkruan KosovaPress.

“Ka një vijë të hollë që e dallon vetëbesimin nga arroganca. Duhet ta konsiderojmë veten të fortë, por nuk duhet të mendojmë se jemi më të fortët”, ka thënë Spalletti. Më tutje, Spalletti ka theksuar se ekipi i tij do të marrë me seriozitet ndeshjen ndaj Crotone, sepse futbolli italian po përmirësohet, dhe se në Serie A nuk ka ekipe të dobëta. /KosovaPress/