Sport

Spanja shpall listën e lojtarëve të ftuar për kualifikime

Në prag të ndeshjeve me Izraelin dhe Francën, Spanja ka ftuar 25 futbollistë.

Julen Lopetegui ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që Spanja do të luajë ndaj Izraelit për eliminatoret e Botërorit 2018 më 24 mars dhe me Francën në miqësoren e 28 marsit.

Ajo që të bën përshtypje në listën e trajnerit të ‘La Rojas’ është ftesa e Gerard Deulofeut dhe Asier Illarramendit, ndërkohë që ka edhe rikthime të tjera.

Kështu janë bashkuar sërish me kombëtaren spanjolle edhe Iniesta, Pique e Sergio Ramos, të  cilët nuk ishin në përballjet me Maqedoninë dhe Anglinë për arsye lëndimi. Po ashtu është kthyer të luajë për kombëtaren edhe Pedro Rodriguez i lënë jashtë nga Lopetegui në ndeshjet e fundit.

Lista e plotë:

De Gea, Reina, Sergio Rico, Alba, Azpiliceuta, Monreal, Nacho, Ramos, Pique, Javi Martinez, Carvajal, Ander Herrera, Busquets, Iniesta, Illarramendi, Isco, Thiago, Koke, Silva, Pedro, Costa, Morata, Aspas, Deulofeu, Vitolo.