Rajon & Botë

Spanjë: 9 të lënduar nga demat (Foto +16)

Nëntë njerëz kanë pësuar lëndime si prerje dhe mavijosje në ditën e fundit të vrapimit të demave në Festivalin e San Fermin në Pamplona, njoftojnë zyrtarët spanjollë.

Vrapimi prodhoi momente të tensioneve të larta kur disa dema u ndeshen në një grumbull të njerëzve që po vraponin për t’u futur në ringun de demit. Megjithatë, askush nuk është lënduar rëndë.

Më shumë se 100 mijë njerëz morën pjesë në vrapimin e orës tetë të mëngjesit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, njofton AP.