Shëndetësi

Speci i kuq djegës mund ta parandalojë infarktin

Shumica nuk e preferojnë ngrënien e specave djegës, por duket se kjo është e gabuar, pasi dobitë janë të shumta.

Në specin e kuq djegës gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B, prandaj studiuesit tashmë kanë nisur ta quajnë ari i kuq i tavolinës, transmeton “Zeri.info”.

Studiuesit këshillojnë që speci i kuq mund të përdoret për parandalimin e infarktit dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjithashtu përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut.

Prandaj, mos hezitoni por konsumoni speca të këtillë. /ZËRI/