Aktuale

Sputnik: Maqedonia në NATO më 2018

Aleanca Veri-atlantike planifikon që në pranverën e vitit të ardhshëm të pranojë Maqedoninë, ka thënë për Sputnik një burim i njohur me rrjedhën e bisedimeve për hyrjen e Shkupit në NATO.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg planifikon kah mesi i korrikut të vizitojë Shkupin dhe të bisedojë lidhur me këtë. Synimi i NATO-s është që deri në pranverën e vitit 2018, ky vend të pranohet në Aleancë”, ka thënë bashkëbiseduesi për Sputnik.

Sipas tij, për këtë në mënyrë aktive është duke punuar edhe SHBA.

“Dje ambasadori i SHBA-ve në Shkup është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe po ashtu ka biseduar për këtë”, ka thënë burimi në fjalë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët ka deklaruar se vendi është i gatshëm të hyjë në NATO me emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, për çka insiston Greqia, në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i republikës në BE.

Maqedonia i është bashkëngjitur planit të veprimit për përgatitje për anëtarësim në NATO, më 2009.