Aktuale

Sqarohet Milaim Zeka

Deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka, është sqaruar pas përdorimit të fjalorit fyes sot në sallën dhe hollin e Kuvendit, për çka edhe u përjashtua nga seanca nga kryetari Kadri Veseli.

Zeka përmes Facebook-ut ka thënë se sharjet që ai ka përdorur sot nuk i ka adresuar ndaj asnjë deputeti të ndonjë partie në veçanti, por thotë se sharjet janë kundër ‘atyre që e lypin’.

Postimi i Zekës:

Edhe 100 seanca mu largu nga Parlamenti, nuk do ta lejoje asnje njeri me u zgerdhi kur ne flasim per njerezit tane te vrare e te zhdukur. Nuk do t i lejoje djemte e nipat, as mbesat e Vuçiqit, me shite patriotizem te mykur, ne emrin e gjakut te Kosoves.

Sa per videon qe kemi polemizuar me Besa Gaxherrin, e cila pa te drejte edhte perzier ne menyren se si flas une, sharja nuk eshte drejtuar kunder deputeteve te LDK-se, as VV-se, as PAN-it, po kunder te gjithe atyre qe do ta lypin. Ka harambasha qe shajne, fyejne e kercenojne neper koridore, siç eshte rasti i avokatit te popullit,

Sami Kurteshi, i ngritur ne karrier permes PDK se, tani militant i VV-se, por aty jemi, edhe me fole, edhe me debatu, edhe me u sjelle ne baze te normave qe na i caktojne rrugaçet, dhe ciniket e Vuçiqit, te veshur me petkun patriotik!!!