Aktuale

Stavileci: Po përurojmë kryeveprën e sektorit të ujërave, përfitojnë 600 mijë banorë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka bërë të ditur se përurimi i Fabrikës së ujit në Shkabaj do të zgjedh çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm në shtatë komuna të vendit.

Sipas tij, misioni për ujë dhe energji eklektike të mjaftueshme është duke u realizuar.

Sipas statistikave nga MZHE, nga ky projekt do të përfitojnë 600 mijë qytetarë ose 33% e popullsisë së Republikës së Kosovës.

“Sot, saktë 83 ditë pas vizitës së fundit në Shkabaj, së bashku me shumë partnerë, do të përurojmë njërën nga kryeveprat e sektorit të ujërave me të cilën do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë për komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Graçanicës, Lipjanit dhe Podujevës. Misioni ynë për ujë dhe energji të bollshme po realizohet”, ka shkruar në profilin tij në Facebook ministri Stavileci. /Telegrafi/

the authorE B