Shëndetësi

Stërvitja e muskujve, parandalon vdekjen nga kanceri

Ngritja e peshave, ka një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj, pasi parandalon sëmundjen e kancerit, efekt të tillë sa që vrapimi nuk posedon.

Kështu thonë studimet e reja në një eksperiment në më shumë se 80 mijë njerëz në Britani të Madhe.

”Forcimi i muskujve, zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri ndërsa stërvitjet aerobike nuk bënë dicka të tillë”, thuhet tutje në raportin e publikuar.

Studimi zbuloi se njerëzit që bënin ushtrime të bazuara në forca zvogëlonin rrezikun e vdekjes me gati një të katërtën e përgjithshme dhe vdekjen nga kanceri me 31 për qind, por stërvitja aerobike nuk pati pothuajse asnjë ndikim në normat e vdekjeve të kancerit.

Profesori kryesor i studimit, Emmanuel Stamatakis nga Universiteti i Sidneit, tha:

”Studimi tregon se stërvitja që nxit forcën muskulore mund të jetë po aq e rëndësishme për shëndetin sa aktivitetet aerobike si vrapimi ose çiklizmi”.