ShowBiz

Stresi paralajmëron baladë (Foto)

Hip hop artisti shqiptar, Stresi, ka parlajmëruar projektin e ri.

“Më Fal 2” pritet që të publikohet shumë shpejt nga reperi i cili aktualisht gjendet në Shqipëri dhe s’ka probleme me ligjin.

Ky projekt është vazhdimësi e baladës hit të Stresit të publikuar shumë kohë më parë.

Stresi njihet për këngët e tij agresive, por sukses të konsiderueshëm ka arritur edhe atëherë kur ka lansuar balada me këngëtare të ndryshme.

Stresi ndryshe mbetet i angazhuar në turneun e tij veror. /Telegrafi/

the authorE B