Arsim & Kulturë

Studentë nga vende të ndryshme të botës filluan aplikimin për edicionin e dytë të AAB Summer Academy

Edicioni i dytë i Shkollës Verore, organizuar nga Kolegji AAB, AAB Summer Academy, tashmë ka hapur thirrjen për aplikim për të gjithë studentët e interesuar.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit Kolegji AAB ka zgjeruar ofertën akademike të Summer School, duke ofruar tre module, si:

  • E drejta ndërkombëtare, të drejtat e minoriteteve dhe zgjidhjet e konflikteve në Kosovë dhe Ballkan;
  • Migrimi, diversiteti dhe rritja ekonomike – rasti i shteteve të Ballkanit Perëndimor;
  • Komunikimi ndërkulturor dhe harta gjuhësore e Kosovës – gjuhët, dialektet dhe variacionet e folura në Kosovë dhe aspektet shoqërore dhe gjeografike.

AAB Summer Academy, do të zhvillohet gjatë muajit gusht nga data 13-24 2018, në ambientet e Kolegjit AAB, ndërsa pjesë e programit edhe këtë vit do të jenë vizitat studimore e turistike në pjesët më të bukura të rajonit.

AAB Summer Academy, tashmë ka filluar të kthehet në atraksion dhe të njihet si një eksperiencë e pazëvendesueshme në Ballkanin Perëndimor, për studentët evropianë dhe më gjerë. Këtë e dëshmon më së miri pjesëmarrja, qysh në edicionin e parë, e studentëve nga shumë vende të botës, si: Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Belgjika, Lituania, por edhe nga rajoni si: Kroacia, Shqipëria e Serbia, studentë këta që u ndanë tejet të kënaqur.

AAB Summer Academy, krahas moduleve tejet të veçanta me ligjërues ndërkombëtarë e vendorë, ofron edhe një program të pasur argëtues me vizita turistike e studimore në vendet më të mira të rajonit.

Pjesëmarrja në AAB Summer Academy është e veçantë për faktin se pjesëmarrësit ndërkombëtarë kanë një mundësi të rrallë për të vizituar tre vende në të njëjtën kohë, siç janë Kosova, Maqedonia e Shqipëria dhe të shijojnë atraksionet e tyre më të rëndësishme në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë edicionit të parë, studentët pjesëmarrës vizituan vendet më interesante turistike të rajonit si, Grykën e Valbonës në Shqipëri, Kanjonin Matka në Maqedoni dhe pjesët më të bukura të Kosovës si, Prizrenin, Rugovën dhe shumë pika turistike.

Përmes kurseve dhe vizitave në terren, pjesëmarrësit ndërkombëtarë do të kenë mundësinë të mësojnë për historinë e trazuar të këtyre tre vendeve dhe pse ato janë të rëndësishme në ruajtjen e paqes në Evropën Lindore.

Studentët do të mësojnë për kulturën dhe trashëgiminë e pasur të Kosovës dhe pjesët shqiptare të kësaj pjese të Evropës, do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me studentët e Kosovës si rinia më e re në Evropë dhe të ndajnë përvojat e tyre me studentë të tjerë nga pjesë të ndryshme të Evropës.

Pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Prishtinë, kryeqytetin e biznesit, arsimit dhe kulturës në Kosovë. Prishtina është një mjedis i sigurt për ndërkombëtarët dhe karakterizohet nga mikpritja e ngrohtë e qytetarëve të saj.

Përveç aktiviteteve të programeve, pjesëmarrësit kanë mundësinë të shijojnë jetën e gjallë të Prishtinës me bare dhe klube të natës në çdo cep.

Aplikimi për edicionin e dytë, që u hap ditë më parë dhe do të zgjasë deri më 31 korrik 2018, tashmë ka sjellur dhjetëra aplikacione.

Thirrja vazhdon të jetë e hapur për të gjithë studentët, ndërsa procedurat e aplikimit mund t’ i gjeni në faqen zyrtare të AAB Summer Academy, duke klikuar këtu.