Arsim & Kulturë

Studentët e AAB-së praktikën e infermierisë mund ta kryejnë në Spitalin Amerikan

Studentët e infermierisë të cilët do të studiojnë në Kolegjin AAB, tani do kenë mundësi që njohuritë e tyre teorike, t’i bëjnë edhe praktike në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që u bë sot ndërmjet Kolegjit AAB dhe Spitalit Amerikan.

Doktori Novruz Caushaj, nga Spitali Amerikan i Prishtinës, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ka premtuar që veç këtij bashkëpunimi në të ardhmen ky spital do të zgjerojë aktivitet e tyre. Madje ai ka theksuar që nuk mund të kuptohet një sistem shëndetësor i avancuar pa një bashkëpunim me një sistem arsimor të avancuar.

“Ndihem me të vërtetë shumë mirë sot…sepse Spitali Amerikan i Prishtinës, një lider i vërtetë në fushën e shëndetësisë në Kosovë, nënshkruan një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi me një nga Kolegjet më prestigjioz të Republikës së Kosovës të Kolegjit AAB….në ndihemi mirë në fushën e shëndetësisë dhe premtoj që do të kemi akoma arritje më të mëdha dhe zgjerim të aktiviteteve tona, por nuk mund të kuptohet një sistem shëndetësor i avancuar, pa bashkëpunim me një sistem arsimor të avancuar”, tha Caushaj.

Themelet e këtij bashkëpunimi, sipas Caushaj janë në përgatitjen sa më të lartë të studentët e infermierisë që do dalin nga Kolegji AAB.

“Ne mendojmë që ky lloj bashkëpunimi do të ketë themel të saj përgatitjen sa më të lartë të këtyre studentëve. Dhe natyrisht tregu i punës është treg i lirë dhe konkurrent. Në qoftë se një produkt njerëzor siç është një student i infermierisë njohurit teorike i merr në një Kolegj serioz dhe prestigjioz dhe njohurit praktike i ushtron në një spital siç është Spitali Amerikan i Kosovës sigurisht që do të jetë kandidatë shumë i favorshëm që të konkurroj nesër për një vend të lirë pune”, ka treguar Caushaj.

I lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, u shpreh edhe prorektori për Cilësi në AAB, Shemsedin Vehapi.

“Shpreh kënaqësinë time për faktin që na është krijuar mundësia që të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi…Kolegji AAB si institucion na ofron shumë programe arsimore, por këtë vit fillojmë me programin e infermierisë. Marrëveshja me një institucion serioz i cili gëzon reputacion të mirë siç është Spitali Amerikan Prishtina nënkupton për AAB-në neve na mundësoj realizimin e konceptit tonë didaktik i cili synon që dijet teorike, i lidh edhe me zhvillimin e shkathtësive praktike’, është shprehur Vehapi.

Marrëveshja u bë sot në objektin e Kolegjit AAB.