Arsim & Kulturë

Studentët e Kolegjit AAB u certifikuan për pjesëmarrje në trajnimin për zhvillimin e aftësive të buta (Soft Skills)

Sot Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB në bashkëpunim me OJQ “Entrepreneurship & Social Change Association” certifikuan studentët që morën pjesë në trajnimin për zhvillimin e aftësive të buta (Soft Skills) që zgjati 3 ditë në Kolegjin AAB.

Rreth 40 studentë të Fakultetit Ekonomik u certifikuan për pjesëmarrjen në këtë trajnim. Në kuadër të këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme që lidhen me mënyrën e të shkruarit të biografisë personale CV-së, letrës motivuese, e-mailave, intervistës, raporteve dhe shumë aktivitete të tjera që janë në dobi të studentëve.

Përfaqësuesja Qendresa Imeri Ferizi nga OJQ “Entrepreneurship & Social Change Association” falënderoi Kolegjin AAB për bashkëpunimin e ofruar gjatë këtij trajnimi si dhe përgëzoi studentët për certifikatat dhe përkushtimin gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa studentja e Fakultetit Ekonomik, Agnesa Tullari e cila ishte pjesëmarrëse në trajnimin e organizuar u shpreh se aktivitetet që janë zhvilluar në këtë trajnim kanë qenë shumë domethënëse dhe të dobishme për studentët pjesëmarrës.

 “Shumë gjëra kanë qenë të panjohura për ne, falë këtij trajnimi dhe aktiviteteve të mbajtura jemi avancuar për mënyrën se si të shkruajmë një CV, një letër motivuese apo e-mail. Më e rëndësishmja ka qenë interaktiviteti gjatë këtij trajnimi ku kemi pas mundësi të shprehemi njëkohësisht duke mësuar”, u shpreh studentja Agnesa Tullari.

Poashtu edhe Kaltrina Muqaj, studente në Kolegjin AAB dhe njëherësh pjesëmarrëse në trajnimin për zhvillimin e aftësive të buta (Soft Skills) tregoi për njohuritë e marra në këtë trajnim.

“Gjatë këtij trajnimi kemi kaluar shumë mirë, çdo gjë ka qenë e organizuar dhe e zbatuar tërësisht në mënyrë profesionale, të gjitha njohuritë besoj që do na shërbejnë pozitivisht në orientimin e karrierës tonë për tregun e punës”.

Vlen të përmendet që Kolegji AAB është gjithmonë përkrahës i iniciativave dhe aktiviteteve që janë në dobi të studentëve./GazetaKNN/