Arsim & Kulturë

Studentja e AAB-së, Krenare Çerkini, nga sot Kryetare e Unionit te Studenteve te Kosovës

Në zgjedhjet e organeve udhëheqëse të Unionit të Studentëve të Kosovës (USK) që u mbajtën sot, kryetare e këtij unioni u zgjodh Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB. Me këtë rast, ajo i falënderoi të gjithë delegatët e USK-se për besimin e dhënë që ajo ta marrë timonin udhëheqës të këtij unioni.

“Pa dashur që premtimeve të mia t’iu japë kontekst vetëm verbal dhe jo veprues, besoj fuqishëm që gjatë mandatit tim do të na flet vetëm puna e suksesi jone!”, u shpreh Krenarja.

Ajo tregoi se rrugëtimin e saj ne Unionin e Studentëve të Kosovës e ka nisur para dy viteve, duke thënë se me kënaqësinë më të madhe do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij organi. Kujtojmë se studentët e Kolegjit AAB, sot janë emra të rëndësishëm nëpër institucionet, organizatat dhe kompanitë ku ata punojnë, si në Kosovë, por edhe në mbarë botën.

the authorE B