Kuriozitete

Studimi: Macet krijojnë lidhje emocionale me njerëzit

Ndonëse shumica e njerëzve besojnë se macet nuk janë kafshë miqësore, një studim i ri thotë se ato krijojnë lidhje të ngjashme emocionale me njerëzit sikurse qentë.

Hulumtuesit në Universitetin e Oregonit në Shtetet e Bashkuara zbuluan se macet, njësoj si qentë dhe fëmijët e vegjël, mund të ndërtojnë lidhje të sigurta apo të pasigurta me njerëzit që kujdesen për to.

“Njësoj si qentë, macet mund të shfaqin fleksibilitet social në lidhje me raportin me njerëzit”, tha Kristyn Vitale, autore e këtij studimi dhe hulumtuese në Universitetin e Oregonit. “Shumica e maceve janë të lidhura me pronarët e tyre dhe i përdorin si burim sigurie”, shtoi ajo.

Ekipi i shkencëtarëve synoi ta gjejë nivelin e lidhjes emocionale që macet e kanë me pronarët e tyre, prandaj e përdorën një test të thjeshtë, të cilin e kishin përdorur më parë edhe me qentë.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se macet mund të jenë më të pranishme në shtëpitë e njerëzve si kafshë shtëpiake në të ardhmen, sidomos për shkak të numrit të madh të maceve që ndodhen në strehimore për kafshë, shkruan “Fox Neës”, transmeton Gazeta Express.