Kuriozitete

Studimi: Shikimi i filmave horror iu bën që të humbni peshë

Disa hulumtues amerikanë kanë arritur në përfundim se shikimi i filmave horror ka edhe disa përfitime – duke përfshirë djegien e kalorive dhe rritjen e disponimit të njerëzve.

Hulumtuesit amerikan po thonë se shikimi i filmave të zhanrit horror po ndihmon në djegien e kalorive dhe shtimin e disponimit tek njerëzit, transmeton lajmi.net.

Studiuesit në fjalë kanë përzgjedhur 10 njerëz si mostra, si dhe u kanë kërkuar atyre t’ua masin të rrahurat e zemrës gjatë kohës kur do të shihnin filma horror.

Gjetjet e publikuara tregonin se ekspozimi i tyre ndaj pamjeve të frikshme i detyruan ata të lirojnë adrenaline më shumë sesa zakonisht.

Pas këtij reagimi trupi fillon të djegë kalori, përderisa liron sheqer në gjak.

Një studim tjetër ka treguar se shikimi i filmave horror mund jetë arsyeja pse trupi liron qeliza të bardha të gjakut. /Lajmi.net/