Shëndetësi

Studiuesit shpjegojnë, ‘Selfie-t’ mund të çojnë në probleme të mëdha mendore

Mund të jeni sa të doni dyshues për këtë temë, por është mirë ta lexoni, këtë shpjegim të hulumtuesve rreth fotografimit të vetës suaj.

“Selfie-t” janë fotografi të vetës tënde. Është kaq e thjeshtë. Lexoni artikullin më poshtë dhe do mësoni diçka të re dhe interesante, vetëm një informacion që nuk e keni ditur.

Shoqëria jonë është e fokusuar në pamjen fizike. Si ndikojnë në shëndetin tonë Facebook, Instagram, Snapchat dhe rrjete tjera sociale. Disa komente janë shumë të këqija dhe lënduese, dhe këto mund të ndikojnë negativisht tek ne, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Studiuesit mendojnë se ‘selfie-t’ lidhen me narcisizëm dhe probleme tjera mendore.Psikopatia është një problem psikologjike kur njerëzit kanë sjellje irrelevante, nuk mund t’i duan të tjerët ose të kenë marrëdhënie me të tjerët. Janë egocentrikë, por të pafuqishëm, në të njëjtën kohë kërkojnë gjithmonë vëmendje, dhe kjo lidhet edhe me postimin e shpeshtë të ‘selfie-ve’, transmeton lajmi.ne.

Vet-objektivizmi është forcë socio kulturore që përfshinë avancimin seksual të individëve. Njerëzit gjykohen dhe depersonalizohen nga vlerat e tyre seksuale, dhe kështu njerëzit rritin vlerën e vetës nga pamje e tyre fizike.

Studiuesit me hulumtimet e tyre kanë ardhur në përfundim se: qëndron një lidhje në mes prirjes së një personi për të zhvilluar psikopati, narcisizëm dhe probleme tjera me vet-ekstrenalizmin. Vet-objektifikimi dhe narcisizmi janë të lidhura me numrin e selfi-së që postohen në rrjete sociale.

Po ashtu ky hulumtim ka treguar, se meshkujt kanë më shumë tendenca për sa i përket zhillimit të këtyre problemeve, sesa gratë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli