Aktuale

Studiuesit shqiptarë ankohen se nuk po mbështeten nga institucionet

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë treguar interesim për të mbështetur kërkimet shkencore.

Kështu u tha sot në konferencën shkencore që po mbahet në Prishtinë e organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë “Alb-Shkenca”.

Drejtori i Institutit Gentian Zymberi, tha se në këto 10 vjetët e fundit nuk i është dhënë vëmendje e duhur kërkimit shkencor, as nga institucionet dhe as nga aktorët e tjerë.

Sipas tij mungojnë fondet për të mbështetur kërkimin shkencor, e gjithashtu mungojnë edhe kushtet në laboratorë dhe kushte tjera./KosovaPress/

the authorE B