Sport

Suarez mbron Coutinhon

Suarez thotë se Coutinho bëri paraqitje të mirë në Camp Nou, pavarësisht se u largua nga loja në minutën e 66’ kur Barcelona po humbiste 0-1.
Luis Suarez ka lavdëruar Philippe Coutinhn, pasi transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit debutoi për Barcelonën në La Liga kundër Alavesit, shkruan Gazeta Express.

160 milionëshi i transferuar nga Liverpooli, la fushën e lojës në minutën e 66’të, duke lëshuar vendin për Paco Alcacer pasi Barcelona po humbiste 0-1 nga Alavesi, që fitoi në fund 2-1.

“Është e vështirë të debutosh në Camp Nou në Ligë”, tha Suarez.

“Coutinho ishte i mirë. Ai bëri paraqitje të mirë duke udhëhequr lojën dhe ekipi është i lumtur me kontributin e tij”, shtoi Suarez. /Gazeta Express/

the authorE B