Aktuale

Sul me sëpata në Dyseldorf, plagosen pesë persona (Foto)

Në mbrëmjen e sotme ka ndodhur një sulm me sëpata në stacionin kryesor te trenave në Dyseldorf të Gjermanisë, ku të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Qytetarët kanë njoftuar se sulmuesit ishin të tërbuar dhe kanë sulmuar udhëtarët që gjendeshin në stacion duke pritur për tren.

Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuar, ndërsa shumë forca antiterror kanë rrethuar zonën, transmeton KosovaPress.