Rajon & Botë

Sulm në misionin e OKB-së në Mali, vriten disa paqeruajtës dhe punëtorë

Tetë persona janë vrarë në total dje në dy sulme të ndara ndaj misionit të Kombeve të Bashkuara në Mali, njofton OKB-ja.

Pesë nga të vrarët ishin roje të sigurisë nga Mali. Ushtria e Malit ka thënë se sulmi është zmbrapsur dhe katër persona të armatosur janë vrarë, transmeton Express.

Asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, misioni i OKB-së në Mali, MINUSMA, ka thënë se ka reaguar menjëherë duke e dërguar një forcë për reagim të menjëhershëm për t’i siguruar zyrat qendrore të misionit të vet dhe helikopterë për t’i gjurmuar sulmuesit e mundshëm.

Po ashtu gjashtë sulmues u vranë në këtë sulm, sipas MINUSMA./Express/