Rajon & Botë

Sulm vdekjeprurës në verilindje të Kenisë, vriten 6 civilë

Militantët e dyshuar të grupit terrorist, al-Shabab, i kanë vrarë të paktën gjashtë civilë në një sulm në verilindje të Kenisë.

Guvernatori i Mandera Country, Ali Roba, ka njoftuar se edhe një person është plagosur rëndë, transmeton Express.

Rojet e sigurisë ia kanë arritur t’i shpëtojnë 27 persona që ishin prezent në vendin ku ndodhi sulmi.

Sipas të përditshmes keniane “Daily Nation”, sulmi ka pasur për cak të huajt.

Al-Shabab, grup militant islamik, është duke luftuar kundër Qeverisë së Somalisë që mbështetet nga OKB, si dhe ka kryer një varg sulmesh në Keni.