Rajon & Botë

Sulm vdekjeprurës pranë Bagdadit

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në jug të Bagdadit.

Sipas zyrtarëve irakianë, sulmi ka pasur në shënjestër forcat e sigurisë.

Policia tha se sulmuesi ka përplasur makinën me eksplozivë për një postbllok të ushtrisë në qytezën Jusifijah.

Së paku 17 veta po ashtu janë plagosur, transmeton Evropa e Lirë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmi ka ndodhur disa orë pasi Qeveria në Bagdad ka shpallur fillimin e një operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit Mosul nga grupi militant Shteti Islamik.