Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës në Afganistan, 10 të vdekur

Një sulmues vetëvrasës ka goditur një turmë të madhe njerëzish, pjesëtarë të pakicës Hazara në Kabul të Afganistanit, duke lënë 10 të vrarë, ndërsa dhjetëra të plagosur.

Lajmin për media e kanë konfirmuar zyrtarët afgan, transmeton KosovaPress.

Në fotografitë e postuara në rrjete sociale shihen trupat e viktimave në vendin e shpërthimit, në afërsi të një vendi ku mijëra njerëz ishin duke protestuar.