Rajon & Botë

Sulme vetëvrasëse afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë (Video)

Disa sulme vetëvrasëse janë raportuar afër disa xhamive në pjesë të ndryshme të Arabisë Saudite, një ditë para fundit të muajit të Ramazanit, raporton AFP.

Një prej xhamive të shënjestruara ka qenë edhe xhamia shumë e frekuentuar në Medinë, ku dikur thuhet të jetë falur edhe vetë profeti Muhamed, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani nuk dihet për ndonjë të vrarë, përveç vetë terroristëve.

Vala e sulmeve ndaj popullatave myslimane para fundit të Ramazanit përkon me thirrjen e shefit të grupit militant Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, për një valë terrori për të shënuar muajin e shenjtë islamik.

Sulmet duket të kenë qenë të koordinuara, me disa shpërthime jashtë xhamive në Qatif dhe Medinë në të njëjtën kohë.