Aktuale

Sulmet kamikaze tronditin Irakun , 60 të vdekur

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vdekur pas dy sulmeve të njëpasnjëshme në jug të Irakut, kanë deklaruar zyrtarë policorë dhe shëndetësorë, shkruan BBC.

Një vetëvrasës me bombë ka detonuar një jelek me eksploziv dhe një sulmues ka shtëne brenda një restoranti në afërsi të Nasiriya, në provincën Dhiqar.

Menjëherë pas këtyre sulmeve edhe një makinë me bombë ka shpërthyer në afërsi të një pike kontrolli.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Pelegrinët mysliman Shia dhe qytetarë Iranian janë në mesin e viktimave nga këto sulme.

the authorE B