Rajon & Botë

Sulmet në Paris: Avokatët thonë se nuk do ta mbrojnë më Salah Abdeslam

Avokatët e të dyshuarit kryesor në sulmet e vitit të kaluar në Paris, thonë se nuk do ta mbrojnë më atë.

Salah Abdeslam do të përdorë të drejtën e tij për të heshtur, tha një nga avokatët, Frank Berton për BFM TV.

“Ne thamë që në fillim … se nëse klienti ynë vazhdon të heshtë, ne do ta lëmë mbrojtjen e tij,” tha ai.

Sulmet në Paris në nëntorin e kaluar në bare, restorante, një sallë koncertesh Stade de France lanë të vrarë 130 persona, raporton BBC.

Salah Abdeslam u arrestua në Bruksel në mars dhe ka heshtur që prej transferimit të tij në Francë në muajin prill, transmeton KosovaPress.

Ai është duke u monitoruar 24 orë në ditë në qelinë e tij.

Abdeslam mendohet të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimin e sulmeve në Paris dhe transportimin sulmuesit, por hetuesit janë ende duke punuar për të përcaktuar rolin e tij në këto sulme.