Rajon & Botë

Sulmi në Aeroportin e Stambollit: Numri i të vrarëve shkon në rreth 50

Është rritur ndjeshëm numri i të vrarëve nga sulmi në Aeroportin e Stambollit, në natën e së martës.

Një zyrtar i lartë turk ka thënë se rreth 50 persona janë vrarë nga sulmet me bomba në aeroportin “Ataturk”.

Associated Press raporton, duke cituar zyrtarin turk, se grupi Shteti Islamik (ISIS) ka kryer sulmet në Stamboll.