Aktuale

Sulmi në Stamboll, Topalli: E frikshme dhe e dhimbshme, askund nuk ka siguri

Një sulm kamikaz ka ndodhur në aeroportin e Stambollit në Turqi, ku si pasojë raportohet se kanë mbetur mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Në një postim në Facebook, ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e ka quajtur sulmin si të frikshëm dhe të dhimbshëm.

Ajo shkruan se goditja nga terrorizmi në ambientet më të mbrojtur të Turqisë do të thotë se duhet një strategji më e lartë kundër terrorizmit.

Sulm terrorist ne aeroportin e Stambollit! Kallashnikov dhe eksplozion ne Aeroportin qe mban emrin AtaTurkut. 

E frikshme dhe e dhimbshme, dhe kjo jo per here te pare. Disa dhjetera jane plagos dhe mbi 28 te vdekur. Te godasesh ne nje nder pikat me te mbrojtura ne Turqi do thote nje sfide terroriste ne nivel me te larte. 

Dhe kjo eshte shume e rende.

Eshte tragjike. Ndoshta bilanci eshte edhe me i rende. Uroj te plagosurve sherim te plote dhe ngushellime Turqise e familjeve te te vrareve te pafajshem. Kjo ndodh pas rivendosjes se marredhenieve me Izraelin dhe letres drejtuar Putinit. 

Askund nuk ka me siguri. E ardhmja eshte po aq e pasigurte. Bota denon keto sulme terroriste , dhe ne i bashkohemi.