Rajon & Botë

Sulmi në Suedi: Arrestohen 5 të dyshuar, ndërsa 500 të tjerë merren në pyetje

Policia suedeze ka njoftuar se i ka arrestuar pesë persona, ndërsa i ka marrë në pyetje 500 të tjerë në lidhje me sulmin e të premtes në Stokholm.

Në sulmin me kamion u vranë katër persona, transmeton Express.

Policia, po ashtu, e ka arrestuar edhe të dyshuarin kryesor, një 39-vjeçar nga Uzbekistani, për të cilin policia e dinte edhe para sulmit se ishte simpatizant i xhihadit. Atij i janë gjetur materiale propaganduese të ISIS-it në latop.

Po ashtu, në qershor të vitit të kaluar, atij i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe pritej të dëbohej nga vendi, por autoritetet e emigracionin nuk kishin arritur ta kapnin./Express/

the authorE B