Aktuale

Sulmohen fizikisht dy persona në Mitrovicë

Dy ankues meshkuj me nacionalitet shqiptar kanë informuar se pasi kishin dalë nga një lokal janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur në rrugën “ Krajl Petri” të Mitrovicës gjatë pasiten e së enjtes.

Viktimat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /KosovaPress/