Rajon & Botë

Sulmohet Ambasada e Turqisë në Zvicër

Ambasada e Turqisë në Zurich të Zvicrës është sulmuar dje nga një grup njerëzish, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu”.

Sipas kësaj agjencie, sulmi ishte kryer me mjete piroteknike, transmeton Express.

Sulmi kishte ndodhur rreth orës 00:30 më 18 janar, sipas zyrtarëve të Ambasadës turke.

Muret dhe xhamat e ndërtesës së Ambasadës janë dëmtuar, ndërkohë policia zvicerane e ka nisur një hetim./Express