Aktuale

Sulmohet dhe grabitet një grua në veriun e Mitrovicës

Një rast i sulmit fizik dhe grabitjes ka ndodhur mbrëmë pak para orës 23:00 në komunën e Mitrovicës, me ç’rast një gruaje pasi është sulmuar fizikisht edhe i janë grabitur një sasi e parave, telefoni dhe dokumente.

Në fakt viktimë e vjedhjes dhe grabitjes kësaj radhe ka qenë një grua nga Mitrovica e veriut.

“Ankuesja femër K-Serb ka informuar se dy persona të maskuar, kanë sulmuar fizikisht dhe më pas i kanë grabitur çantën e krahut”, thuhet në raportin e policisë.

Nga ajo që ka deklaruar viktima, hajnat e maskuar ia kanë marrë çantën, ku kishte para të gatshme, dokumentet personale dhe telefonin mobil.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./FaktePlus